LAJMI I FUNDIT:

Albina Kelmendi lanson klipin e këngës “Vullkan”

Albina Kelmendi lanson klipin e këngës “Vullkan”
(Foto: Instagram/kelmendialbina)

“Vullkan” mban titullin kënga më e re e Albina Kelmendit, të cilën e ka publikuar me videoklip.

“Vera me ‘Vullkan’ do të jetë më e freskët”, ka shkruar këngëtarja në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.


BigDeal Records qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën, derisa tekstin e kanë shkruar Anxhelo Koçi dhe Endrit Mumajesi.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Publico që e ka xhiruar videoklipin.

“Vullkan” është një këngë e shoqëruar me një video verore që pritet të pëlqehet nga fansat e Albinës. /Telegrafi/