LAJMI I FUNDIT:

Albin Kurti infektohet me coronavirus

Albin Kurti infektohet me coronavirus

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është infektuar me coronavirus.

Kurti ka pohuar se para dy ditësh ka pasur simptoma si kokëdhembje dhe koll, prandaj është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Telegrafi.


“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës. Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ndryshe, në Kosovë është rritur numri i rasteve me COVID-19, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 197 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 669./Telegrafi/