LAJMI I FUNDIT:

Alban Bushi zbardh listën e Shqipërisë U21 për dy ndeshjet e muajit mars

Alban Bushi zbardh listën e Shqipërisë U21 për dy ndeshjet e muajit mars

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të nisë pas pak ditësh përgatitjet për dy miqësoret e muajit mars të programuara ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka shpallur ndërkohë edhe listën me emrat e 24 lojtarëve që do të ftohen për këto dy miqësore.


Në listë ka emra mjaft interesantë lojtarësh të rinj, por edhe elementë që kanë qenë pjesë e kombëtares së kësaj moshe edhe në edicionin e fundit. Bien në sy emra si Adrion Pajazit, Behar Ismaili, Endri Muhameti, Medon Berisha, Renaldo Torraj, dy vëllezërit Cristian e Stiven Shpendi apo edhe Dijar Nikqi, të gjitha lojtarë që premtojnë për një të ardhme të shkëlqyer e të cilat kanë treguar se kanë shumë talent.

Kombëtarja U-21 do të nisë grumbullimin të hënën për t’u nisur një ditë më pas drejt Antalias së Turqisë, aty ku do të zhvillojë edhe dy sfidat miqësore.

Miqësorja e parë e Shqipërisë U-21 do të jetë kundër Azerbajxhanit më 23 mars, ndërsa miqësorja tjetër do të jetë ajo kundër Polonisë, më 27 mars.

Stafi teknik do të ketë mundësinë të testojë grupin në një grumbullim që do të zgjasë një javë dhe provojë ekipin dhe futbollistë të rinj që vijnë nga ekipet zinxhir të moshave e që mund të bëhen në vijim pjesë e Shqipërisë U-21 në kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Duke qenë se kemi të bëjmë me data zyrtare të FIFA-s, shumë ekipe kombëtare do të grumbullohen në Turqi dhe do të shfrytëzojnë këto ditë për të matur forcat me njëra-tjetrën.

Eliminatoret e Kampionatit Europian për Kombëtaren U-21 do të nisin në muajin shtator, teksa Shqipëria është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori