E përjavshmja amerikane Newsweek, në edicionin e saj në interneti, ka publikuar një artikull, në të cilin hedh hipotezën se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke planifikuar në fshehtësi për rrëzimin e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.
“Mes krizave të shumta që kanë pllakosur kontinentin europian, një tjetër rrezik serioz po shpaloset. Rusia po përpiqet aktivisht që të dëmtojë dhe destabilizojë Gjermaninë””, shkruan Newsweek.
Sipas të përjavshmes amerikane, veprimet e Rusisë kundër Gjermanisë të marra së bashku, “përbëjnë një tjetër shembull të një lufte hibride që vë në shënjestër legjitimitetin e një qeverie europiane. Kjo bëhet edhe më e rrezikshme, sepse Rusia e ka shënjestruar fushatën e saj kundër Gjermanisë: një udhëheqëse e rëndësishme e BE-së, e cila aktualisht po përpiqet fort që të mbajë Europën të bashkuar përballë disa rreziqeve për sigurinë, të brendshëm dhe të jashtëm”.
Përgjatë gjithë kohës së krizës në Ukrainë, Rusia e ka rritur shumë aktivitetin e saj të spiunazhit në Gjermani dhe në shtete të tjerë europianë. Janis Sarts, drejtori i Qendrës së Komunikimit Strategjik të NATO-s, ka deklaruar se Rusia qëllimisht po përdor këto taktika për të nxitur pakënaqësi në Gjermani, me synimin final, rrëzimin e kancelares Merkel.
E përjavshmja amerikane shkruan se përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e Gjermanisë, përfshijnë edhe nxitje të trazirave atje ku më parë nuk kanë ekzistuar, por sidomos duke shfrytëzuar pakënaqësitë e mëparshme. “Për shembull, në shkurt të këtij viti, shefat e zbulimit të brendshëm dhe të jashtëm gjerman, paralajmëruan se Rusia do të shfrytëzonte “potencialin e madh mobilizues” të popullsisë ruse në Gjermani, duke ditur se Rusia mund të ndikojë tek kjo popullsi, për ta angazhuar në demonstrata të fuqishme publike”.
Për ta ilustruar këtë, jo më larg se një muaj më parë, një grup i quajtur “Kongresi ndërkombëtar i ruso-gjermanëve” demonstroi kundër qeverisë së Merkelit. Shfaqja misterioze dhe e papritur e një organizate për të cilën nuk ishte dëgjuar më parë, është e ngjashme me veprimtaritë e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, në vitin 2014.
Newsweek shkruan se Rusia po shfrytëzon edhe krizën e refugjatëve për të rritur pakënaqësinë dhe ndarjet brenda shoqërisë gjermane. Propaganda ruse e ka paraqitur perëndimin si të paqëndrueshëm dhe më pak të sigurtë, për shkak të ardhjes së imigrantëve, duke nxjerrë kështu një panoramë ku siguria e qytetarëve nuk mund të garantohet më prej qeverive europiane. /bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci
Sulmuesi i kryeministrit të Sllovakisë mund të mos ketë vepruar i vetëm
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit