LAJMI I FUNDIT:

Alarmojnë autoritetet në Florida: Nuk ka më shtretër në njësitë e kujdesit intensiv

Alarmojnë autoritetet në Florida: Nuk ka më shtretër në njësitë e kujdesit intensiv

Drejtuesit e dyzet e pesë spitaleve të shtetin jugor amerikan atij të Floridës njoftuan të hënën se nuk kishin më shtretër në dispozicion në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa numri i të infektuarve me coronavirus vazhdon të rritet.

Shteti njoftoi më shumë se 12 mijë raste të reja me coronavirus të dielën, dita e pestë me radhë që raportohen më shumë se 10 mijë raste infektsionesh.


Më e goditura paraqitet veçanërisht zona e Majamit.

Kryetari i bashkisë së qytetit të Majamit, Francis Suarez, njoftoi se duke filluar nga sot (e hënë) do të vendosen gjoba më të ashpra ndaj kujtdo që nuk vendos maskë në publik.

Gjobat variojnë nga 50 dollarë në rast të shkeljes së rregullit për herë të parë deri në 500 dollarë për shkelësit përsëritës.

Në Los Anxhelos kryetari i Bashkisë Eric Garcetti tha të dielën se ndodhej në prag të vendimit për lëshimin e një urdhri të ri për qëndrim në shtëpi të banorëve.

Ai kritikoi administratën Trump për atë që ai e quajti mungesë të udhëheqjes se vendit në përpjekjet kundër pandemisë.

Të dielën në rang kombëtar në Shtetet e Bashkuara u shënuan më shumë se 500 vdekje dhe 63 mijë raste të reja me coronavirus. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori