LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen klubet e mëdha evropiane, Newcastle ia cakton çmimin Bruno Guimaraes

Alarmohen klubet e mëdha evropiane, Newcastle ia cakton çmimin Bruno Guimaraes

Manchester City mund të tentojë transferimin e Bruno Guimaraes të Newcastle United për të zgjidhur problemet e tyre në mesfushë dhe tashmë çmimi i tij është zbuluar. 

27-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor të Eddie Howe, pasi ka luajtur 15 ndeshje në Ligën Premier deri më tani. 

Guimaraes është një lojtar  i cili pëlqehet shumë nga tifozët e klubit dhe është një simbol i progresit që ka bërë klubi duke marrë parasysh faktin që ai ishte transferimi i parë i madh nën regjimin e pronarëve të ri. 


Ai u bë pjesë e Newcastle në janar të vitit 2022 për shumën e 33 milionë eurove plus 6.5 milionë të tjera shtesa. 

Reprezentuesi brazilian është padyshim njëri prej lojtarëve më të vlefshëm të ekipit dhe ai ishte konsideruar nga City gjatë afatit kalimtar veror, por ishte shumë i shtrenjtë gjatë asaj kohe. 

Që prej atëherë, fituesi i Topit të Artë, Rodri, pësoi një lëndim të rëndë duke këputur ligamentin ACL. 

Man City synon transferimin e yllit të Ligës Premier për të zëvendësuar Rodrin në janar
Lexo po ashtu Man City synon transferimin e yllit të Ligës Premier për të zëvendësuar Rodrin në janar

Guimaraes mund të shënojë, të asistojë dhe të bëjë ‘lojën e pistë’ kur është nevoja, sidoqoftë një mesfushor kaq i kompletuar nuk do të jetë i lirë. 

Sipas The Athletic, Newcastle mund ta lejojë atë që të largohet për shumën e 80 milionë eurove gjatë afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Ligat tjera
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit

Pamjet nga Trossard duke lënduar Pedro Porron bëhen virale: Leandro as që e preku yllin e Tottenhamit

Premier League
Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

La Liga
Kalo në kategori