LAJMI I FUNDIT:

Alarmet për bomba në Shkup, UNSHM: Të rritet siguria në shkollat e mesme

Alarmet për bomba në Shkup, UNSHM: Të rritet siguria në shkollat e mesme

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme shpreh shqetësime për njoftimet për bomba në pesë shkolla të mesme në Shkup.

Gjatë periudhës së fundit, opinion ishte dëshmitarë për njoftime të këtij lloji në Republikën e Serbisë – thonë nga UNSHM-ja.


“UNSHM përshëndet aksionin e shpejtë të shërbimeve të sigurisë. Degët e UNSHM-së na kanë njoftuar se evakuimi është zbatuar në tërësi, kurse nuk do të ketë mësim për turnin e dytë.

UNSHM-ja bën thirrje për të rritur sigurinë nëpër shkollat e mesme. U bëjmë thirrje nxënësve të jenë të qetë për shkak se paniku është armiku ynë më i madh në kësaj situata”, thuhet në reagimin e UNSHM-së.

Më herët u njoftua se disa shkolla të mesme në Shkup pranuar email kërcënuese për bombë./Telegrafi/