LAJMI I FUNDIT:

Alarm nga Izraeli, Trump rrezikon nxitjen e konfliktit

Alarm nga Izraeli, Trump rrezikon nxitjen e konfliktit

Që Donald Trump nuk do të jetë një president si të tjerët në SHBA, kjo ishte e qartë që prej fillimit.

Por ndërsa u shpresua se shumë prej planeve të polemizuara do të mbeteshin thjesht një premtim elektoral, personat që ai po zgjedh rreth vetes tregojnë të kundërtën.


Listës së emërimeve aspak të zakonta për Uashingtonin i shtohet edhe David Friedman, ndjekësi i linjës së ashpër që do të shërbejë si ambasador amerikan në Izrael.

Avokati 57-vjeçar është një kritik i ashpër i zgjidhjes së dy shteteve në konfliktin Izrael-Palestinë dhe mbështet gjithashtu kolonitë hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor, të cilat Obama i konsideronte një pengesë për paqen.

Një grup liberal hebraik e kundërshtoi emërimin, ndërsa konservatorët e mirëpritën atë, përcjell TCH.

Që me deklaratën e tij të parë pas caktimit të postit, u kuptua se Friedman do të trazojë ndjeshëm ujërat.

Ai tha se po priste me padurim të punonte për Ambasadën amerikane në qytetin e përjetshëm të Izraelit, Jerusalemin, një deklaratë kjo që nuk ka sesi të mos zemërojë palestinezët.

OKB nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe Ambasada amerikane ka qenë e vendosur në Tel Aviv për dekada me radhë.

Por Donald Trump premtoi gjatë fushatës presidenciale të zhvendoste atë në Jerusalem.

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori