LAJMI I FUNDIT:

Al-Hilal befasohet nga refuzimet e shumta të Lukakut

Al-Hilal befasohet nga refuzimet e shumta të Lukakut

Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Hilal thuhet ka mbetur i befasuar pas vendimit të Romelu Lukakut për të refuzuar ofertat e shumta teksa ai pret kalimin te Juventusi.

Bisedimet mes Chelseat dhe Bianconerëve arritën një pikë pengese dje pasi u shfaqën raporte se skuadra angleze kishte vendosur të hiqte dorë nga ideja e nënshkrimit të Dusan Vlahovic në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, të pakënaqur me hendekun prej 20 milionë eurosh në vlerësim.


Pavarësisht kësaj, Juventusi është ende i interesuar për nënshkrimin e Lukakut këtë verë, edhe nëse tifozët i bënë të qarta ndjenjat e tyre pas ndeshjes miqësore me skuadrën e Juventus Next Gen, ku protestuan kundër nënshkrimit të sulmuesit belg.

Kore kundër ardhjes së Romelu Lukakut – Juventusi zhvillon miqësoren tradicionale duke shënuar tetë gola, Kai Jorge kthehet me het-trik
Lexo po ashtu Kore kundër ardhjes së Romelu Lukakut – Juventusi zhvillon miqësoren tradicionale duke shënuar tetë gola, Kai Jorge kthehet me het-trik

Mediumi Corriere dello Sport detajon sot se si Al-Hilal mbetën të befasuar nga refuzimi i qartë i Lukakut për dy ofertat e tyre, njëra prej të cilave u dërgua në mes të korrikut dhe tjetra në fillim të gushtit.

Një e tretë mund të dërgohet në shtator, pas mbylljes së afatit kalimtar evropian, nëse ai mbetet ende te Chelsea.

Sulmuesi belg 30-vjeçar ishte i qartë me synimet e tij, duke dashur të vazhdojë karrierën e tij në Itali.

Klubi saudit bën ofertë më të mirë se Juve për Lukakun, por belgu e bllokon transferimin
Lexo po ashtu Klubi saudit bën ofertë më të mirë se Juve për Lukakun, por belgu e bllokon transferimin

Ai tani është duke pritur që Juventus të arrijë një marrëveshje me Chelsean, por gjërat do të jenë më të vështira tani që Vlahovic duket se është jashtë tavolinës.

Të dy klubet do të takohen të hënën ose të martën javën e ardhshme, të etur për arritur një marrëveshje të pranueshme sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/