LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari gjendet në Gjermani, pezullohet gjykimi për rrahjen e të dëmtuarve

I akuzuari gjendet në Gjermani, pezullohet gjykimi për rrahjen e të dëmtuarve

Gjykata Themelore në Gjakovë, në seancën e së enjtes, e ka pezulluar procedurën penale ndaj M.P, i akuzuar për lëndim të lehtë trupor, ngase i njëjti gjendet në Gjermani.

Një aktvendim të tillë e ka marrë gjykatësja e rastit, Ilirjana Hoti, pasi që ndaj të akuzuarit P. ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, mirëpo sipas njoftimit të Stacionit Policor në Gjakovë, ai gjendet në Gjermani.


Sipas gjykatëses Hoti, shqyrtimi do të vazhdojë pas sigurimit të prezencës së të akuzuarit, për të cilin gjykata do të lëshojë urdhërarrest.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se M.P, më 2 gusht 2021, rreth orës 21:30, në rrugën “Haxhi Zeka” në Gjakovë, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarve, F.M dhe A.M.

Tutje sipas aktakuzës, ditën kritike për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëhershme, i akuzuari shkon te shtëpia e të dëmtuarve, ku fillimisht i drejtohet të dëmtuarit F. me fjalët “Ku je p* nanës që po shan në telefon” dhe menjëherë e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grushte në fytyrë dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, në ato momentë ndërhyn e dëmtuara A. për t’i ndarë, mirëpo i akuzuari e sulmon të njëjtën fizikisht, duke e goditur me grusht në regjionin e buzës.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal, njofton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori