LAJMI I FUNDIT:

Akuza për nënën që djali i saj trevjeçar konsumoi ‘kokainë’ (Foto)

Akuza për nënën që djali i saj trevjeçar konsumoi ‘kokainë’ (Foto)

Në Varna të Bullgarisë, është fotografuar një fëmijë para disa linjave të bardha që duken sikur janë kokainë.

Madje, shënimi “Konsumuesi i vogël i nënës dhe babait”, e ka bërë edhe më të fortë besimin, se djaloshi i njohur si Mladen është duke marrë drogë, transmeton Telegrafi.


Meqenëse rasti është kritikuar nga grupe për mbrojtjen e fëmijëve, nëna e djaloshit ka reaguar duke thënë se është miell ndërsa gjithçka është një lojë.

Kokaina 2

“Unë nuk kam rrjet social. Vajza ime adoleshente e ka bërë fotografinë dhe e ka vënë në Facebook. Nuk kam qenë në dijeni për asgjë”, ka shpjeguar nëna e trevjeçarit.

“Burri ka shkuar të punojë në Gjermani, ndërsa unë i rrisë e vetme tre fëmijët. Nuk kemi të holla të blejmë drogë”, i ka shuar dyshimet Nadezhda Nuri, pas kritikave të mëdha. /Telegrafi/