LAJMI I FUNDIT:

Akupresura: Mënyrë efektive për heqjen e dhimbjeve të kokës brenda pak minutave

Akupresura: Mënyrë efektive për heqjen e dhimbjeve të kokës brenda pak minutave

Kur keni dhimbje koke dhe ilaçi i cili iu duhet nuk është pranë jush, atëherë mund t’ju duket se jeni në rrethana të pashpresa! Por kjo nuk është e vërtetë.

Ekziston një mënyrë shkencore për t’i liruar dhimbjet e kokës dhe quhet akupresurë!

Akupresura është lloj i masazhit, efekti i të cilës është konfirmuar nga studime të panumërta shkencore. Akupresura është si lloj forme e akupunkturës dhe refleksoterapisë, por nuk kërkon njohuri të veçantë mjekësore.

Si ta masazhoni ndonjë pikë të akupresurës për ta liruar dhimbjen e kokës?

Fillimisht zini një pozicion komod dhe relaksues. Masazhi nuk merr shumë kohë: nga 30 sekonda deri në 1 minutë.

Pika YINTANG

Pika e ‘Syrit të Tretë’ apo Yintang, ndodhet në mes të vetullave ku ura e hundës kalon në ballë. Kjo pikë është gjithashtu përgjegjëse edhe për çlodhjen e syve.

Mjafton ta masazhoni këtë pikë me shtypje të lehtë dhe në lëvizje rrethore. Zakonisht dhimbja e kokës zhduket gjatë masazhës ose 5-10 minuta pas masazhës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori