Aktori i njohur me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, bëhet e ditur se do ta vizitojë Shqipërinë muajin e ardhshëm.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në Tiranë.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Reklama

Foto: Screenshot/YouTube

Kryebashkiaku tutje shton se aktivitetet e shumta në kryeqytetin shqiptar kanë krijuar një energji pozitive që vihet re nga kushdo që po e viziton.

Reklama
Të gjitha lajmet nga Jim Belushi Të gjitha lajmet nga Jim Belushi

“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinalë. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive. Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, tha ai në vazhdim.

Kujtojmë që artistja Rita Ora ishte javë më parë për të performuar në Tiranë, gjersa njëherësh ka bërë edhe disa vizita bashkë me familjen.

Reklama

Përveç Ritës, në fund të muajit gusht u mbajt “Sunny Hill” edhe në Shqipëri që organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram