LAJMI I FUNDIT:

Aktori legjendar Alain Delon që dëshiron të eutanizohet, padit djalin e tij pasi ai dha detaje për të në një intervistë

Aktori legjendar Alain Delon që dëshiron të eutanizohet, padit djalin e tij pasi ai dha detaje për të në një intervistë
Alain Delon (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

Aktori legjendar francez Alain Delon (88 vjeç), i cili më parë kishte deklaruar se donte të eutanizohej (të kryente vetëvrasje të asistuar), paditi djalin e tij Anthony sepse ai foli për të në një intervistë.

Përkatësisht, Anthony tha për mediumin ‘Paris Match’ se babai i tij po e ka të vështirë të pajtohet me faktin se shëndeti i tij është i dëmtuar dhe se ka shumë mundësi që këto të jenë Krishtlindjet e tij të fundit.


“Ai nuk flet shumë. Ai lodhet ose mërzitet kur i kërkojmë të përsërisë sepse nuk mund të flasë më qartë”, tha ai dhe shtoi se Alain nuk mund të duronte më ta shihte veten në një gjendje të tillë.

Alain Delon me ‘Palmën e Artë’ në Festivalin e Kanës, maj 2019 (Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images)

Vetëm pak orë pas publikimit të intervistës, Alain përmes avokatit të tij tha se ishte i tronditur nga “shpërthimi mediatik i orkestruar nga djali i tij Anthony” dhe njoftoi një padi ndaj tij.

Ai pretendon se nuk e duron dot agresivitetin e Anthonyt, i cili vazhdon t’i thotë se është i moshuar.

“Cili baba mund ta duronte këtë?”, pyeti Alain avokatin e tij.

Alain Delon (Foto: Pierre Suu/Getty Images)

Kujtojmë se Alain më herët kishte deklaruar se donte të eutanizohej.

“Sigurisht që unë e mbështes eutanazinë. Unë jetoj në Zvicër, ku është e ligjshme. E konsideroj gjënë më logjike dhe më të natyrshme. Të gjithë kanë të drejtë të vdesin pa qëndruar në spitale dhe pa marrë injeksione”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori