LAJMI I FUNDIT:

Aktori Jason Momoa fotografohet duke jetuar në një kampshtëpizë, pas ndarjes nga gruaja

Aktori Jason Momoa fotografohet duke jetuar në një kampshtëpizë, pas ndarjes nga gruaja

Jason Momoa po jeton në furgonin e tij të parkuar në shtëpinë e një miku të tij në Los Angeles pasi njoftoi divorcin e tij tronditës nga gruaja Lisa Bonet këtë muaj.

Ylli i filmit “Aquaman”, 42 vjeç, i cili ka një vlerë fitimesh neto prej 14 milionë dollarësh (12.5 milionë euro), u pa duke dalë nga kampshtëpiza e tij 750 mijë dollarëshe (670 mijë euro) në fillim të kësaj jave, duke u dukur i çrregullt dhe me veshje të grisura, shkruan DailyMail.


Jason thuhet se ka parkuar “Ford RV”-në, të cilën e ka përdorur më parë si akomodim gjatë xhirimeve në vendndodhje, në oborrin e një miku, vetëm pak kilometra larg shtëpisë prej 3.5 milionë dollarësh (3.1 milionë euro) që ai ka në bashkëpronësi me ish-gruan dhe fëmijët e tyre.

Jason u pa i veshur me një bluzë ngjyrë jargavani të mbuluar me grisje teksa po shijonte mëngjesin në kampshtëpizë, duke shëtitur nëpër oborr me ndihmësin e tij.

Ai po qëndron në shtëpinë e një miku të tij në Los Angeles, afër shtëpisë 3.5 milionë dollarëshe në breg të kodrës, ku Lisa dhe dy fëmijët e tyre jetojnë ende.

Nuk dihet nëse ai është larguar zyrtarisht nga shtëpia e familjes.

Jason e personalizoi “RV”-në e tij luksoze ‘EarthRoamer XV-LTi 026’ në vitin 2018, të pajisur me një makinë ‘Nespresso’, një pllakë me induksion dhe një kuzhinë në natyrë. Ekziston edhe një dyshek ‘king size’, ideal për aktorin.

Ylli është aq i përkushtuar ndaj kampshtëpizës së tij, saqë e bleu atë në premierën e filmit të parë “Aquaman” në vitin 2018.

Ai gjithashtu e përdori atë në vend të një hoteli gjatë xhirimeve jashtë shtëpisë, me një burim të brendshëm që i tha tabloidit The Sun: “Ai qëndron në të mjaft shpesh dhe ka zgjedhur të flejë atje në vend që të marrë një hotel në xhirime, në mënyrë që të mund të jetë në plazh. Ai me të vërtetë nuk është një tip që i pëlqen fluturimi me avion privat”.

Ai e shijon jetën në rrugë. Përpara se të fitonte famë, ai mori një pushim nga xhirimet e “Game Of Thrones” (serial në të cilin ka luajtur rolin e Khal Drogo), dhe jetoi në një furgon të vogël, duke udhëtuar nëpër Irlandë me një mik pasi ai “ishte shumë i shqetësuar për të fluturuar me aeroplan”.

Jason dhe Lisa njoftuan se po divorcoheshin në fillim të këtij muaji, me një burim që i tha Revistës People kohët e fundit se çifti ‘janë ndarë për shkak të fokuseve të ndryshme’, me Jason, 42 vjeç, i cili është i fokusuar në karrierën e tij lulëzuar dhe Lisa, 54 vjeçe, ‘që po shijon jetën e saj në Los Angeles’ pa ‘interesim për t’u bashkuar’ me të në vendndodhjen e projekteve të tij kinematografike.

Burimi i brendshëm tha se ish-çifti ‘ishin të mrekullueshëm për vite, derisa nuk ishin më’, duke vënë në dukje se ndarja nuk ndodhi ‘brenda natës’.

I njëjti burim shtoi: “Disa vite më parë, Jason po përpiqej të gjente punë. Tani karriera e tij po lulëzon. Dhe ai dëshiron të vazhdojë të punojë sa më shumë që të mundet”.

Megjithatë, Lisa ‘nuk ka pasur asnjë interes të bashkohet me Jason në çdo vend’ sepse ‘ajo e shijon jetën e saj në Los Angeles’, zbuloi burimi.

Me të në vendndodhje për projekte dhe Lisa në Los Angeles ‘ka qenë e vështirë për ta të ndaheshin’, gjë që ndikoi në martesën e tyre.

Burimi shtoi se ‘për disa njerëz, kjo [distanca] mund të forcojë martesën e tyre. Për martesën e Lizss dhe Jasonit, të qenit të ndarë ishte një fatkeqësi’.

Dyshja po ruan paqen dhe janë ‘të pjekur’ teksa lundrojnë në ndarjen me dy fëmijët e tyre: vajzën Lola, 14 vjeçe dhe djalin Nakoa-Wolf, 13 vjeç.

Jason dhe Lisa filluan të takoheshin në vitin 2005, duke mirëpritur në jetë vajzën Lola në vitin 2007 dhe djalin Nakoa-Wolf në vitin 2008; ata u martuan në tetor 2017.

Lisa ka edhe një vajzë të quajtur Zoe Kravitz, 33 vjeçe, me ish-bashkëshortin Lenny Kravitz.

Burimi këmbënguli se ‘nuk ishte një divorc skandaloz ku ata flasin gjëra të këqija me njëri-tjetrin. Ata janë të dy shumë shpirtërorë dhe besojnë në një fuqi më të lartë’.

Në shtator, Jason pozoi me fëmijët e tij në premierën e filmit të James Bond, “No Time To Die” në Londër; ai mori pjesë në ngjarjen ndërmjet xhirimeve të “Aquaman” dhe “The Lost Kingdom”, vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 2018, në Mbretërinë e Bashkuar.

Lisa nuk ishte e pranishme dhe as nuk udhëtoi për në Londër ndërsa ai xhironte.

Dyshja u panë për herë të fundit duke pozuar në një tapet të kuq së bashku në shkurt të vitit 2020 në shfaqjen e koleksionit “Vjeshtë/Dimër 2020” të markës Tom Ford në Milk Studios në Hollywood.

Jason dhe Lisa ndanë lajmin e tyre të ndarjes përmes një deklarate të përbashkët në një postim tashmë të fshirë në Instagramin e tij.

Deklarata e yllit të “Game of Thrones” dhe e aktores së “The Cosby” thoshte: “Të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin”.

“Dhe kështu ne ndajmë lajmin tonë të familjes se po ndahemi”, deklaruan ish-çifti.

Çifti shpjegoi në deklaratën e tyre se ata nuk po e shpallnin ndarjen e tyre ‘sepse ata mendonin se është e vlefshme, por që ndërsa vazhdojnë jetën e tyre, ta bëjnë këtë me dinjitet dhe ndershmëri’.

“Dashuria mes nesh vazhdon, duke u zhvilluar në mënyra që dëshiron të njihet dhe të jetohet. Ne e lejojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi”, thanë ata.

Deklarata e ish-çiftit vazhdoi: “Përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë”, përfunduan ata. “T’u mësojmë fëmijëve tanë çfarë është e mundur ~ Të jetosh lutjen”.

“Dashuria mund të mbizotërojë”, shtuan ata, duke u nënshkruar si “J&L” në postimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori