LAJMI I FUNDIT:

Aktorët e “Familjes Moderne” shpallen “Nderi i Gjakovës”

Aktorët e “Familjes Moderne” shpallen “Nderi i Gjakovës”

Ata ishin dy prej aktorëve më mirë të serialit më të dashur për publikun shqiptar, “Familja Moderne”.

Bëhet fjalë Luan Jahën si dhe Nëntor Fetiun, të cilët janë bërë të njohur me rolin e Dajës Skender, përkatësisht Korabit.


Dyshja e aktorëve dihet edhe se kanë prejardhje prej qytetit perëndimor të Kosovës, Gjakovës, i cili njihet si vend i kulturës dhe artit.

Pikërisht, komuna gjakovare ka shpërblyer me mirënjohje aktorët e lartcekur me mirënjohje për kontributin e kinematografisë shqiptare.

Kështu kanë bërë të ditur aktorët përmes rrjeteve sociale teksa publikuan edhe fotografi të ndryshme ndërsa të njëjtin vlerësim e kanë marrë edhe Ledri Vula, Edi Kastrati, Lorik Cana e shumë personalitete.

Ledri Vula, Lorik Cana e Edi Kastrati nderohen me mirënjohjen "Nderi i Gjakovës"
Lexo po ashtu Ledri Vula, Lorik Cana e Edi Kastrati nderohen me mirënjohjen "Nderi i Gjakovës"

Ndryshe, Jaha është edhe profesor në Fakultetin e Arteve gjersa Nëntori po merret me projekte të ndryshme. /Telegrafi/