LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj personave që shantazhuan doktorin

Aktakuzë ndaj personave që shantazhuan doktorin
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.K. dhe M.K., për shkak të veprës penale ‘’Shantazhi’’ nga neni 341 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, më 14 nëntor 2018, në ordinancën e Pulmologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan, e pandehura F.K., me dashje ka ndërmarrë veprime për të kryer këtë vepër penale, në atë mënyrë që fillimisht shkon në ordinancën e të dëmtuarit E.E., për t’u kontrolluar, pastaj e provokon duke e prekur në pjesë intime dhe veprimet e saj i incizon me telefon, të cilin incizim pastaj i’a jep bashkëshortit të saj.


I pandehuri M.K., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fizikisht dhe përmes telefonit, e ka kanosur të dëmtuarin, se nëse ai nuk ia jep 2.000 (dymijë) euro, i njëjti do t’ia zbulonte një video incizim, i cili do të dëmtonte nderin dhe autoritetin e të dëmtuarit, me ç’rast fillimisht i’a merr 1.000 (njëmijë) euro, e më pas i kërkon edhe pjesën tjetër të të hollave, e që të njëjtat i dëmtuari i’a jep më 19 nëntor 2018, në një kafiteri, ku edhe kapet në flagrancë së bashku me bashkëshorten e tij, nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata, që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën penale, e cila i’u vihet në barrë dhe të njëjtëve t’iu shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori