LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj N.L për organizim dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri

Aktakuzë ndaj N.L për organizim dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri
Foto: Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit  N.L.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me paramendim, me dashje si dhe me përgatitje paraprake me qëllim iu ka bashkëngjitur organizatës terroriste “Gjabat Al –Nusra” në Siri.

Ndërkaq, pasi që ka përfunduar ushtrimet taktike dhe luftarake, i pajisur me armë ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, më pastaj më datë 28.04.2013, përmes Aeroportit të Stambollit është kthyer në Kosovë.

Gjithashtu, i pandehuri N.L., me bashkëshorten e tij F.L., dhe dy vajzat, si dhe me nusen e djalit E.K., kanë vazhduar rrugën për në qytetin Gazientep ku është pritur nga pjesëtarët e ISIS-it duke kaluar kufirin rrugëve ilegale kanë depërtuar në Siri, fillimisht në qytetin Bablimon e më pastaj në qytetin Gjerablus, ku edhe janë shoqëruar nga i biri i tij B.L., dhe një person tjetër, e që nga i njëjti është pajisur me pushkë automatike dhe municion duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë.

Më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane ku ka qëndruar deri më datë 17.07.2021 dhe është riatdhesuar në Kosovë.

Me këto veprime i pandehuri N.L., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në vazhdim” nga neni 143 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 ë KPRK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori