LAJMI I FUNDIT:

Aksionet e Twitter shënojnë rënie mbi 20%

Aksionet e Twitter shënojnë rënie mbi 20%

Numri i përdoruesve të rrjetit social “Twitter” është zvogëluar duke sjellë në këtë mënyrë një rënie të aksioneve me mbi 20 për qind, mirëpo pavarësisht fitimeve tremujore që pati kompania pati rënie të menjëhershme në treg.

Numri i përdoruesve në “Twitter” brenda një muaji ra me një milion më pak, ndërkohë që para tre muajsh rezultonte që kishte 335 milionë përdorues dhe pjesa më e madhe e rënies ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë tremujorit të fundit, kompania kishte qenë në mënyrë aktive duke pastruar llogaritë e rreme që manipulojnë platformën, ku Jack Dorsey, shefi i Twitterit, tha se rezultatet sollën këto ndryshime.

Ai tha se pritet që numri i përdoruesve të bjerë ende në tremujorin e tretë. Të ardhurat nga reklamat u rritën, duke bërë që të ishte tremujori i tretë më fitimprurës për Twitter, përcjell Telegrafi.

“Rezultatet tona të tremujorit të dytë pasqyrojnë punën që po bëjmë për të siguruar që sa më shumë njerëz të marrin vlerë nga Twitter çdo ditë. Ne dëshirojmë që njerëzit të ndjehen të sigurt kur përdorin aplikacionin”, tha ai.

Aksionet e Facebook shënojnë rënie rreth 20%
Lexo po ashtu Aksionet e Facebook shënojnë rënie rreth 20%

Gjithashtu, çmimi i aksioneve të Facebook të premten e kaluar kanë shënuar një rënie rreth 20 për qind, pasi kompania shpalli nivelin më të ngadalshëm të rritjes së përdoruesve dhe një paralajmërim të frikshëm se rritja e të ardhurave do të fillonte të ngadalësohej. /Telegrafi/