LAJMI I FUNDIT:

Aksionari i ri i Man Utd flet për mundësinë e transferimit të Mbappes këtë verë

Aksionari i ri i Man Utd flet për mundësinë e transferimit të Mbappes këtë verë

Aksionari i ri i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, i është përgjigjur raportimeve se ‘Djajtë e Kuq’ dëshirojnë të nënshkruajnë me Kylian Mbappen.

United ka qenë në mesin e një sërë klubesh që janë lidhur me Mbappen gjatë muajve të fundit, teksa kontrata e francezit tek PSG-ja do të skadojë këtë verë.


Mbappe besohet gjerësisht se do të nënshkruajë për Real Madridin, por ekipet si United, Liverpooli dhe Arsenali kanë raportuar gjithashtu një interesim për 25-vjeçarin.

Për këtë çështje Ratcliffe tha një përgjigje në podkastin The Geraint Thomas Cycling Club.

“Më mirë do të gjeja Mbappe-në e radhës, se sa të shpenzoja një pasuri për të blerë suksesin. Nuk është e mençur që të blesh Mbappen, kushdo mund ta kuptojë këtë”, ka thënë Ratcliffe.

“Një moment i tillë duhet të festohet”, kapiteni i Man Utd dëshiron që një rregull i futbollit të shfuqizohet
Lexo po ashtu “Një moment i tillë duhet të festohet”, kapiteni i Man Utd dëshiron që një rregull i futbollit të shfuqizohet

Ratcliffe ka marrë kontrollin e operacioneve të futbollit tek United nga familja Glazer dhe shumë shpejt ka instaluar sistemin e tij të punës, duke i kërkuar Sir Dave Brailsford për të kryer një auditim të plotë se si drejtohet klubi.

United momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë në Premier League me 47 pikë të grumbulluara dhe nëse nuk arrijnë në fund që të sigurojnë një vend në garat evropiane do të jetë e vështirë që të joshen lojtarët e mëdhenj që t’i bashkohen klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori