LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë kundër fajdeve në Gjakovë

Aksion i policisë kundër fajdeve në Gjakovë

E plotësuar- Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin zhvillimin e aksionit që është duke ndodhur në Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani ka thënë se aksioni ka të bëjë me veprimtarinë e fajdes.


“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar është duke e realizuar si vazhdimësi një operacion  policor, në rajonin e Gjakovës.

Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin veprimtarive kriminale të fajdes”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet./Telegrafi/

—–

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion policor në rajonin e Gjakovës.

Telegrafi mëson se aksioni policor ka të bëjë me veprimtari të ndryshme të cilat janë të ndaluara me ligj.

Operacioni po realizohet nga njësitet policore të Prishtinës dhe po mbështeten nga njësitet policore në Gjakovë.

Telegrafi ka kontaktuar me zyrën e informimit të Policisë në Prishtinë, dhe të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet. /Telegrafi/