LAJMI I FUNDIT:

Aksion ekologjin te ”Parku i Gruas” në Shkup (Foto)

Aksion ekologjin te ”Parku i Gruas” në Shkup (Foto)

Të rinjtë me përkatësi të ndryshme etnike e pastruan Parkun e Gruas dhe disa pjesë të qendrës së Shkupit nga mbeturinat, duke u shoqëruar dhe zbavitur së bashku. Këtë e bënë nën organizimin e Lëvizjes LEAD dhe nën moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”.

Ky ishte aksioni i gjashtë nga shtatë aksionet e planifikuara për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës. Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.


Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike./Telegrafi/