LAJMI I FUNDIT:

Aksion antidrogë në Krujë, asgjësohen mbi 400 rrënjë kanabis

Aksion antidrogë në Krujë, asgjësohen mbi 400 rrënjë kanabis

Policia ka njoftuar sot asgjësimin nëpërmjet djegies të 480 bimëve narkotike kanabis.

Lënda narkotike ishte mbjellë në disa fshatra të Krujës. Në këtë aksion u angahzuan 140 punonjës policie, ndërsa u përdorën dhe dronë për lokalizimin e parcelave të mbjella.


Përgjatë kësaj periudhe, konkretisht në 26 faza kontrolli, janë asgjësuar përmes djegies mbi 13 mijë rrënjë kanabis. Autoritetet vijojnë kontrollet në të gjithë territorin për të goditur paligjshmërinë. /Telegrafi/