eksperti-banner

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurri" dhe “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Zëdhënësja tha se aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një veture.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën ‘Nazim Gafurri’ dhe rrugën ‘Haxhi Zeka’ në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture”, ka thënë Ahmeti.

Tutje Ahmeti tha "se si pasojë e aksidentit pesë persona  kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /Telegrafi/

2 23

9 3