LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhiror në SHBA, përfshihen 131 vetura – një person humb jetën e 70 lëndohen (Video)

Aksident zinxhiror në SHBA, përfshihen 131 vetura – një person humb jetën e 70 lëndohen (Video)

Një person ka humbur jetën e dhjetëra shoferë tjerë janë lënduar në një aksident zinxhiror, ku janë përplasur më shumë se 100 vetura në qytetin Ninah në afërsi të Wisconcin të SHBA-ve.

Sherifi Tod Cristopherson ka deklaruar se do të kalojnë javë të tëra derisa policia të zbulojë shkakun e këtij aksidenti zinxhiror, ku u lënduan shumë persona, transmeton Telegrafi.


“Tash e 27 vite punoj si polic, kam parë gjithçka, por ky ishte rasti më i rëndë”, ka deklaruar Cristopherson.

Ai gjithashtu ka dhënë raportin e plotë mbi atë se sa persona janë lënduar, sa kanë humbur jetën e sa vetura ishin përfshirë në aksidentin zinxhiror.

131 vetura të përfshira në aksident, 71 persona janë dërguar në spital, ku 60 prej tyre janë liruar menjëherë pas tretmanit, 5 persona janë në gjendje të rëndë dhe 1 i vdekur. /Telegrafi/