eksperti-banner

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në udhëkryqin te “Menza e Studentëve” në Prishtinë, ku si pasojë kanë marrë lëndime dy persona.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërkaq bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.


96381531 536369497027901 4365539179245862912 n

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në afërsi të Qendrës së Studentëve ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Në këtë aksident dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dëguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësitit iTrafikut Rajonal", tha Ahmeti. /Telegrafi/

97397918 774186113112163 6665128711781613568 n

97526947 265181364887785 8171303622852739072 n