eksperti-banner

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


"Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 19:30, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor", ka thënë ai./Telegrafi/