LAJMI I FUNDIT:

Aksident me të lënduar në rrugën Deçan – Gjakovë

Aksident me të lënduar në rrugën Deçan – Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Deçan- Gjakovë sot rreth orës 14:00.

Një lexues i ka dërguar  disa fotografi pas këtij aksidenti në të cilat shihen të aksidentuara një furgon dhe një veturë.


Mësohet se në aksident kanë mbetur gjashtë persona të lënduar.

Njëri nga të lënduarit fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por në ndërkohë për shkak të lëndimeve që ka marrë, është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Në ndërkohë, një nga të lënduarit është i shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjakovës derisa katër të tjerët po marrin trajtimin mjekësor në Deçan.