LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Fier, autoboti përplaset me makinën

Aksident i rëndë në Fier, autoboti përplaset me makinën

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme ne vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Një autobot gazi është përplasur me një automjet tip “ Toyota”.

Nga përplasja e fortë automjeti është dëmtuar pothuajse totalisht, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.


Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shumë se 30 minutash. /Telegrafi/