LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Tepelenë, dy makina përplasen kokë më kokë – një i vdekur (Video)

Aksident në Tepelenë, dy makina përplasen kokë më kokë – një i vdekur (Video)

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Tepelenës.

Policia thotë se viktima është shtetasi Behar Malka 48 vjeç, ndërsa në aksident u përfshinë dy makina, shkruajnë mediat shqiptare.


Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Njoftohemi se në aksin rrugor Tepelenë-Uji Ftohtë, në vendin e quajtur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete.

Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 363 CV, me drejtues shtetasin B.M, 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip “Audi”, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B.M si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.