Aksident në Shkup, lëndohen pesë adoleshente


Pesë vajza adoleshente janë lënduar në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Aerodrom të Shkupit, njoftojnë nga MPB. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditë së diel, në orën 3:25.
"Sot (26.11.2023) në ora 03:25 minuta është raportuar se në Shkup, në kryqëzimin e rrugëve "Simeon Kavrakirov" dhe "Veniamin Macukovski", automjeti "Porsche" me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.C. (19) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë A.C. dhe S.P.(18), ndërsa tre udhëtarë të tjerë J.M.(18), E.B.(18) dhe AM.K.(18), të gjithë nga Shkupi, kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum i Ohrit”", njoftojnë nga SPB Shkup./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/11/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































