Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Vushtrri - si pasojë tre zyrtarë policorë janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.


“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e trafikut dhe po merren me rastin.

Zahiti nuk ka dhënë detaje tjera, për shkaktarin e aksidentit në fjalë. /Telegrafi/

279293519 748087992865011 1529149732716343374 n 2