LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Petrovec, dy persona të lënduar

Aksident në Petrovec, dy persona të lënduar

Dje ka ndodhur një aksident i rëndë në Petrovec, në të cilën janë lënduar disa persona njëri prej të cilëve është shtruar në spital.

“Më 22.08.2019 në orën 15:15 në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën lokale fshati Petrovec-fshati Ognjac ka ndodhur një aksident në mes veturës “Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.S. (34) nga fshati Ognjac, veturës “Reno” me targa të Shkupit, e drejtuar nga P.A. (63) nga fshati Ognjac dhe veturës “Opel Vectra” me targa të Shkupit, e drejtuar nga V.I. (52) nga fshati Ognjac.


Në aksident lëndime të lehta ka marrë A.S., ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë A.A. (55) i cili është dërguar në spitalin “Shën Naum i Ohrit” në Shkup”, deklarojnë nga MPB.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipet e SPB Shkup./Telegrafi/