LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Obiliq, dy këmbësorë pësojnë lëndime të rënda

Aksident në Obiliq, dy këmbësorë pësojnë lëndime të rënda

Dy këmbësorë kanë marrë lëndime të rënda, pasi të njëjtët sonte janë goditur nga një automjet në Obiliq.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,


“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet”, ka thënë Ahmeti, për Telegrafin.

Ajo ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/