LAJMI I FUNDIT:

Aksident në magjistralen Ferizaj – Gjilan, humb jetën një femër

Aksident në magjistralen Ferizaj – Gjilan, humb jetën një femër
Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar për Telegrafin se në autostradën Gjilan – Ferizaj, ka humbur jetën një femër.


Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 15:45, ku drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur anash rrugës.

“Ky rast fatkeqësisht ka përfunduar me fatalitet. Kaq mund të them”, ka shtuar Hashani. /Telegrafi/