eksperti-banner

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur në rrugën Goranc-Glloboçicë, ku një kamion është rrokullisur.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kolonel Basri Shabani, zv.drejtori rajonal i policisë në Ferizaj.


Shabani ka thënë se vozitësi ka humbur drejtimin me çrast ka përfunduar në njërën anë të rrugës.

"Një kamion me ngarkesë me targa të Maqedonisë ka përfunduar në njërën anë të rrugës, pasi që vozitësi ka humbur drejtimin. Vozitësi ka pësuar lëndime të lehta trupore", ka thënë Shabani.

Ditëve të fundit në këtë pjesë të rrugës janë shënuar aksidente të shumta. /Telegrafi/

32457401 1663934663692778 942091966751965184 n

32512125 1663934520359459 2223009552683499520 n

32533593 1663934557026122 208388570501611520 n

32674530 1663934443692800 6583838948101980160 n