LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona (Video)

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë rreth orës 21 e 30.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit Mercedes (furgon) dhe një tjetër tipi BMW.


Nga aksidenti janë lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën  Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veture, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë vozitësit e veturave që të kenë kujdes të shtuar në trafik pasi që kohëve të fundit numri i aksidenteve me fatalitet është rritur dukshëm. /Telegrafi/