Aksident në Dobërdol të Podujevës, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në Dobërdol të Podujevës, ku si pasojë një person është lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.
Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjekësore ka kërkuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/05/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































