LAJMI I FUNDIT:

Aksident në dalje të Strumicës, lëndohen dy persona

Aksident në dalje të Strumicës, lëndohen dy persona

Aksidenti në komunikacion mes makinës “BMW 316” me targa bullgare dhe makinës për prerje të druve, e drejtuar nga T.P (32) dhe E.SH. (31) prej Strumice, ka ndodhur dje pasdite në rrugën magjistrale Strumicë – Novo Sellë, në dalje të Strumicës para pompës së benzinës. përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB, në këtë aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë E.SH. dhe bashkëudhëtari D.A.(31) nga Strumica, të cilëve u është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën mjekësore në Strumicë. E.SH është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm, ndërsa D.A. është lëshuar për shërim shtëpiak.


Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i stacioni policior në Strumicë, për të zbardhur rastin./Telegrafi/