Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Rubik.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pesë të tjerë.


Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin shqiptar N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore“, njofton policia shqiptare.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit fatal./Tv Klan