Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri

Moti në Shqipëri, shi e shtrëngata afatshkurtra Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 26 gradë
Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.
Nga
Telegrafi
2 orë më parë








































