eksperti-banner

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, aksidentin e ndodhur sot në afërsi të shkollës “Faik Konica”.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, në mes dy veturave, ku njëra ka ikur nga vendi i ngjarjes.


“Rreth orës 11:30 është raportuar për një aksident trafiku godit dhe ik në kryqëzimin e rrugëve “Gjorgj Bush” dhe “Perandori Justinian” në Prishtinë.

Nga informatat e para dyshohet që një veturë në lëvizje ka goditur një veturë e cila ka qenë e parkuar, dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin. /Telegrafi/

----

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Në fotografitë që ka siguruar Telegrafi shihet se një veturë e tipit Golf 6 me targa të huja ka përfunduar mbi pengesat ku ka goditur edhe tabelën e këmbësorëve.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar. /Telegrafi/

208642353 330479408573452 1543145884303780618 n

211191115 310046104164193 5465935055506907277 n