eksperti-banner

Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur sot në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini në një prononcim ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore.


"Një aksident ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin Sojevë komuna e Ferizajt. Në aksident janë të përfshira tri automjete civile, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Nuk kemi informacione që kanë lëndime të rënda, janë në emergjencën e Ferizajt", ka thënë ai.

Sipas tij shkak i asksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë apo tejkalim i pasigurt./Telegrafi/

72458650 414442862549650 4661659633658626048 n

72376856 409261579992285 2867322370127822848 n

72211642 10219686331367792 5005085317431033856 n

72767525 10219686330687775 6319017707081564160 n

72819663 10219686330767777 39921424663576576 n