LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes tri veturave në “Rrugën B” në Prishtinë, katër të lënduar

Aksident mes tri veturave në “Rrugën B” në Prishtinë, katër të lënduar

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë janë lënduar katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, ka deklaruar Ahmeti.


Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin e sotëm.