Aksident mes tri veturash në Malishevë, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mes tri veturash sot rreth orës 13:10 në rrugën “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:10 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën "Ibrahim Mazreku" në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
50 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































