LAJMI I FUNDIT:

Aksident i tmerrshëm në garën e Nurburgringut, humb jetën një spektator (Video)

Aksident i tmerrshëm në garën e Nurburgringut, humb jetën një spektator (Video)

Një spektator ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një aksidenti gjatë një gare të Endurance në cirkuitin e Nurburgringut në Gjermani.

Në aksident ka qenë protagoniste makina Nissan GT-R NISMO GT3 e pilotit të ri anglez, Jann Mardenborough, që është rrotulluar në ajër dhe pas një fluturimi prej më shumë se 30 metrash ka përfunduar në shkallët e mbushur me spektatorë.


Piloti Mardenborough ka dalë nga automobili i palënduar, transmeton bota.al, ndërsa gara u pezullua dhe nuk vazhdoi më.

“Gara e hapjes së kampionatit Endurance VLN në Nurburgring është shenjuar nga një aksident me disa spektatorë të lënduar. Njëri prej këtyre ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e menjëhershme”.

“Organizatorët janë thellësisht të prekur dhe mendimet e tyre shkojnë për familjet dhe miqtë e viktimave të aksidentit”, thuhet në një kumtesë të organizatorëve.