LAJMI I FUNDIT:

AKR pas deklaratës së Labinot Tahirit: Ai është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij

AKR pas deklaratës së Labinot Tahirit: Ai është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Fatmir Matoshi në një prononcim për Telegrafin ka folur për deklaratën publike të deputetit të AKR-së, Labinot Tahiri, i cili një ditë më parë ka thënë se nga sot do të jetë deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.

Matoshi tha se AKR-ja është derë e hapur për këdo që dëshiron të qëndroj apo edhe të dal nga kjo parti.

Sipas tij, Tahiri është i lirë të bëj zgjedhjen e tij edhe pse është zgjedhur nga votuesit e AKR-së.

“Ne si subjekt jemi në proces të zgjedhjeve brenda partisë. Jemi duke zgjedhur strukturat e reja nëpër të gjitha degët. Jemi në një lloj reformimi. Dera është e çelur për këdo që dëshiron të rri apo dhe të shkoj. Askënd s’mund ta detyrojmë më zor të rrijë. Neve po na ecin punët shumë mirë. Labinotin e kanë votuar strukturat e partisë. Qysh ia len vetes emrin ai nuk e di, po votat e partisë së AKR-së e kanë bërë deputet”, ka thënë Matoshi, për Telegrafin.

Nënkryetari i AKR-së, po ashtu theksoi se deri më sot ata nuk iu kanë bërë presion asnjëherë deputetëve të tyre se për cilën projektligj të votojnë.

I pyetur se si do të funksionoj tash kjo parti me vetëm një deputet, Islam Pacollin, ai tha se, “Mendoj që do të funksionoj si deri më tash. Ne nuk i kemi bërë asnjëherë presion deputetëve tonë. Janë të lirë për t’i votuar ligjet siç edhe i kanë votuar”.

Mirëpo, siç tha ai deri më tash nuk ka asnjë dokument zyrtarë për deklaratën publike të deputetit Tahiri.

“Nuk kam asnjë informatë ose dokument prej Labinotit për këtë punë. Është vullnet i tij, jemi duke u reformua si parti”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputeti Labinot Tahiri, dje në Rubikon të KTV-së, tha se zyrtarisht nga sot është deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Por kur foli për AKR dhe Pacollin, tha se ky i fundit nuk ka kurrfarë kontrolli mbi këtë parti, madje, foli edhe për përplasje të brendshme.

Ndryshe, Behgjet Pacolli, Labinot Tahiri, Islam Pacolli e Korab Sejdiu ishin katër deputetë të Aleancës Kosova e Re, që fituan ulëset në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit, duke garuar si pjesë e listës së përbashkët me LDK-në. Prej tyre, ka mbetur veç një deputet. Është Islam Pacolli, familjar i Behgjet Pacollit, që vazhdon të jetë besnik ndaj kësaj partie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori