LAJMI I FUNDIT:

AKP dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për pagesën e shpronësimit të NSh Gërmia dhe NSh Slloga

AKP dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për pagesën e shpronësimit të NSh Gërmia dhe NSh Slloga

AKP dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të NSh Gërmia dhe NSh Slloga

Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komuna e Prishtinës kanë arritur marrëveshje mirëkuptimi për pagesën e shpronësimit të ndërtesës “Shtëpia e re e Mallrave”, pronë e ndërmarrjes shoqërore “Gërmia” dhe për një pjesë të tokës së ndërmarrjes shoqërore “Slloga (KHT Kosova).


“Marrëveshja në fjalë është nënshkruar sot në selinë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit nga drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Ndërtesa “Shtëpia e Re e Mallrave” është shpronësuar në muajin gusht të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për interes publik. Ministria e Financave e ka bërë vlerësimin e pronës së ndërtesës, drunjve pyjor dhe drunjve frutor në shumën prej 5,873,155 euro për ndërtesën dhe shpronësimin në shumën prej 152,490 euro e një pjesë të tokës (170m2) për Ndërmarrjen Shoqërore “Slloga” (KHT Kosova).

Sipas Vendimit të Qeverisë, Komuna e Prishtinës obligohet të jetë pjesë e pagesave gjatë procedurës së bartjes së pronës në Komunë. Komuna është përcaktuar si organ përgjegjës për zbatimin e kompensimit për punëtorët e NSH-ve sipas legjislacionit në fuqi, pra të kryejnë këtë obligim për punëtorët duke transferuar mjetet monetare në llogarinë e AKP-së si dhe pagesat eventuale për kreditorët e NSh-ve përkatëse. Obligimet për nivelin e pagesës për shpronësimet e pronave shoqërore përcaktohen në nenin 6A të ligjit të AKP-së”, thuhet në njoftimin për media

Për ndërtesën “Shtëpia e re e Mallrave” 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 1,174,631 euro, ndërsa për tokën e N.Sh Slloga ndërlidhur me objektin e Gërmisë në Prishtinë 20% e shumës për pagesë për punëtorët e NSh-ve është 30,498 euro.

Me marrëveshjen e nënshkruar, komuna e Prishtinës ka marrë obligim që pagesa e mjeteve për 20 % për punëtorët e NSh “Gërmia” të bëhet brenda viteve 2019, 2020 dhe vitit 2021, dhe atë kësti i parë në muajin tetor 2019, kësti i dytë në muajin shkurt 2020 dhe kësti i tretë në muajin shkurt 2021. Ndërkaq, për punëtorët e NSh Slloga (KHT Kosova) pagesa e 20 % nga komuna do të bëhet në llogari të AKP-së deri në muajin tetor të këtij viti 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori