LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi kthehen nga Parisi: Të kënaqur me paraqitjet, medaljet i dedikohen Kosovës

Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi kthehen nga Parisi: Të kënaqur me paraqitjet, medaljet i dedikohen Kosovës

Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi janë rikthyer në Kosovë pas pjesëmarrjes së suksesshme në Grand Slam-in e Parisit, ku fituan edhe medaljen e artë, respektivisht të bronztën.

Xhudisit Akil Gjakova, i cili mori medalje të artë për TV Dukagjini tregon për vështirësitë që kishte ta arrinte finalen, duke cilësuar si turne mjaft të rëndësishëm atë të Parisit, derisa medaljen ia dedikon shtetit të Kosovës në prag të 10-vjetorit të pavarësisë.


Krerët shtetërorë urojnë Akilin dhe Distrian për medaljet e fituar në Francë (Foto)
Lexo po ashtu Krerët shtetërorë urojnë Akilin dhe Distrian për medaljet e fituar në Francë (Foto)

“Sigurisht që jam shumë i kënaqur pasi me fitua një Grand Slam të Parisit nuk është lehtë. Shumica e sportistëve e kanë ëndërr ta fitojnë një garë të këtij niveli”, Akil Gjakova për TV Dukagjini.

“Jam shumë i kënaqur që puna ime u shpërblye në këtë mënyrë. Nëse më kishit pyet para garave se si do donit të ishte ky vit, nuk kisha ditur t’i përgjigjem”.

“Ishte një garë e fortë me kampionin olimpik dhe ishte shumë e vështirë ta mposhtësh atë. Medaljen ia dedikoj shtetit tim, Kosovës për 10 vjetor”, përfundoi Gjakova.

Distria Krasniqi, medalistja e bronztë, thotë se ky sukses i dedikohet Kosovës dhe i paraprinë kampionatit evropian të xhudos.

Suksesi i xhudistëve tanë në Paris, Kosova në vendin e katërt për medalje në Grand Slam
Lexo po ashtu Suksesi i xhudistëve tanë në Paris, Kosova në vendin e katërt për medalje në Grand Slam

“Natyrisht se jam e kënaqur me paraqitjen e bërë në Paris në Grand Slam pasi që është një garë shumë e fortë, një ndër garat më të forta që bëhen në sportin e xhudos”, ka thënë fillimisht Distria Krasniqi.

“Mund të them se është gara më e fortë pas kampionatit evropian, dhe nuk është e thënë ta fitosh vetëm medaljen e artë ose të argjendtë, por me rëndësi ka të jesh në podium, kështu që jam e kënaqur me rezultatin”.

“Normalisht se çdo medalje i dedikohet shtetit të Kosovës, pasi ne përfaqësojmë vendin tonë dhe jemi ambasador të këtij vendi. Medalja i dedikohet edhe trajnerit dhe familjes”, përfundoi Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori