Akil Gjakova ka fituar përballjen e parë në repesazh dhe është vetëm edhe një fitore larg medaljes së bronztë të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme, por mbetet ende në garë për medaljen e bronztë.

Xhudisti pejan është afër të fitojë një medalje të Kampionatit Evropian, pasi ka marrë fitoren e parë në repesazh, pas humbjes në çerekfinale.


Gjakova ishte më i mirë se kundërshtari i tij nga Moldavia, Adil Osmanov, të cilin e mposhti me ippon.

Pas kësaj fitore, Akili do të ndeshet me turkun Bilal Ciloglu, ku fituesi pastaj do ta fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e enjte), Distria Krasniqi arriti ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. /Telegrafi/

telegrafi sport app